Cole Palmer me paraqitjen e tij mjaft të mirë në Kupën e Botës për klube u shndërua në një prej me të pqrfolurëve. Shumë klube tashmë janë në kërkim për yllin e Chelseas që dha një kontribut mjaft të madh në ekipin blu. Pep Guardiola është një prej tyre I cili është duke e vlerësuar realisht bashkimin e tij në ekip. Palmer I cili është rritur në akademinë e Manchester City, shihet si një mundësi rikthimi në ekip.
Forma e tij u pa e qartë në Botërorin e Klubeve ku ai ishte shënues I tre golave në finale ndaj PSG. 23 vjecari gjithashtu ka pasur një sezon mjaft të mirë në ekipi blu. Gjatë 52 ndeshjeve që ka qenë pjesëmarrës ka mundur të shënojë 18 gola. Është pikërisht formë që e vendos kështu në të preferuar dhe po vlerësohet.

Është pikërisht një formë e tillë dhe një cilësi e treguar që e ka shtyrë më tej lojtarin të jetë në qendër vëmëndje. City është duke e menduar seriozisht një rikthim të tij në skuadër. Drejtuesit e klubit janë duke aprovuar dhe një shumë prej 170 milion euro për kartonin e tij. Shumë e cila është duke thyer rekordin në Premier Ligë nëse një marveshje e tillë do të arrihet.
Palmer I cili është bashkuar me Chelsea për 47 milion euro nga City. Është duke kryer një ndër lëvizjet e cila e rrit ndjeshëm vlerën e kartonit të tij. Por, nuk do të jetë e lehtë për Gurardiolën duke qenë se shumë ekipe janë vendosur në kërkim për shërbimin e tij.