Guardiola paralajmëron furtunë shkarkimesh

Guardiola paralajmëron furtunë shkarkimesh

Manchester City gjatë kësaj periudhe kalimesh ka mundur të sigurojë kështu shërbimin e katër lojtarëve të rrinj. Janë pikërisht afrime që do të shërbejnë për një ekip shumë më të vendosur dhe konkurues. Në hapa paralelë me këto lëvizje Pep Guradiola ka kërkuar që të ketë dhe një seri lëvizjesh nga ekipi. Bëhët fjalë për një listë prej gjashtë lojtarësh që Guardiola ka kërkuar të jenë jashtë ekipit në sezonin që pritet të fillojë.

Sezoni që lamë pas nuk ishte më I miri për City pasi ishte pa asnjë trofe. Pavarësisht se shpresat e tyre ishin deri në fund të saj ekipi nuk mund të realizonte një ndër objektivat. Sukses I dështuar I cili mesa duket ka përsëritur një tjetër të tillë, ku kujton sezonin 2016/2017. Ndaj dhe Guardiola ka kërkuar që të sjellë një riorganizim të ekipit ku ka premtuar emëra të ndryshëm në fushën e lojës.

Guardiola paralajmëron furtunë shkarkimesh
Guardiola paralajmëron furtunë shkarkimesh

Një ekip më I vogël mesa duket është kërkesa që ai ka sjellë në drejtuesit. Një ultimatum I tij I cili është ndjekur gjithashtu dhe me kërcënimin se nëse nuk mund ta realziojnë do të sjellë largimin e tij nga ekipi. Në këtë listë shihen emra si John Stones I cili më herët ka shërbyer si një lojtar kyc për projektin e Guardiolës.

Por, nuk ka qenë fati I mirë me ta duke qenë se dëmtime të herë pas hershme e kanë vendosur jashtë ekipit lojtarin e rri. Nico O’Reilly, Mateo Kovacic, Ilkay Gundogan, Claudio Echeverri dhe Oscar Bobb, janë pikërisht emërat që është plotësuar lista që Guardiola kërkon jashtë ekipit.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.