Eduardo Camavinga është kërkesa që ka patur Pep Guardiola ndaj drejtuesve të Manchester City. Lojtari I cili pritet të jetë pjesë e ekipit mund të shërbejë më së miri për përforcimin që është duke synuar Guardiola në këtë sezon. Mediat e ndryshme angleze e konsiderojnë këtë afrim si një prej pikave që është duke u kujdesur vetë trajneri. Mundësi që ai e cilëson si një prurje të duhur për të dhënë frymën e munguar në ekip.
Mesfushori I Real Madrid është konsideruar si një emër I duhur për zvendësimin e boshllëkut që mund të krijojë mungesa e De Buyne në këtë sezon. City është në djeni se afrimi I një lojtari të tillë nuk do të jetë aspak I lehtë. Por, ata janë duke e e menduar se një ofertë e majme mund ta bëjë Realin të konsiderojë ofertën e tyre.

Guardiola duket se ka kohë që ka pasur një vlerësim për mesfushorin francez dhe e ka cilësuar si një hallkë mjaft të rëndësishme për ekipin. Periudha kur ai luante në francë me Renne ka qenë përballja e tij e parë me mesfushorin francez. Por, pengesa e modernizimit të mesfushës mund të vijë nga Alonso. Trajneri spanjoll e ka vendosur mesfushorin në projektin e tij për ekipin madrilen. Ndaj dhe mund të ketë një pengesë në këtë lëvizje.
Deri më tani nga Los Blancos nuk pritet të ketë kundërshtim sa I përket një oferte të majme. Ndaj dhe City është duke punuar për një ofertë që mund të tejkalojë cmimin e tij real të shitjes.