Sezoni I Manchester City ishte zhgënjyes, ekipi së fundmi e dëshmoi dhe në daljen e tyre në Botërorin e Klubeve. Skuadra nuk mund të kishte një përfaqësim më dinjitoz pasi nuk mund të prekin dot cerekfinalen.në përballjen e tyre me Al Hilal ata humbën sfidën duke qëndruar jashtë kampionatit.
Ekipi I cili ka shënuar disa disfata në këtë sezon e sheh të arsyeshme për një rindryshim. Guardiola është duke projektuar ekipin e këtij sezoni I cili pritet të jetë shumë më kompetitiv dhe mund të arrijnë të kërkojnë më shumë. Duket se në krye të listës së afrimeve është një emër nga katalanasit. Fermin Lopez është një prej synimeve kryesore për t’u afruar në City.
Me një largim mjaft të rëndësishëm në këtë sezon, Kevin De Bruyne ata do të kërkojnë që të risjellin një formë shumë më të mirë. Është pikërisht një synim I tyre që do të shërbejë për ndryshime në vazhdim. Lopez I cili është vetëm 21 vjec shihet si ospioni më I mirë për këtë afrim.

Barca ka qenë e paqartë në lëvizjen e tij këtë sezon, ku shpesh e ka lejuar për të pasur oferta. Por, zhvillimet kohët e fundit e kanë vendosur lojtarin në një mundësi për të sjellë më të mirën. Ai ka dëshmuar që pavarësisht konkurencës së lartë mund të jetë prezent në sulmin e Barcelonës.
Mirëpo, ndjekur nga një shifër që është bërë publike prej 50 milion euro transferimi I tij duket I mundshëm. Një mundësi që City e ka konsideruar si të arritshme duke kërkuar që të ofrojë një ofertë për lojtarin.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.