Raportimet e disa mediave të ndryshme dhe forumeve të futbollit bëjnë me dije se Real Madrid është duke kërkuar për një afrim mjaft të rëndëishëm në sezonin e ardhshëm. Qëllimi I tyre mbetet të afrojnë Marc Guehi, mbrojtës I Crystal Palace. Kërkesa e tyre është shtuar më tej duke qenë se në këtë merkato e cila sapo përfundoi kalimi I tij drejt Liverpool nuk u realizua cka lejon ekipin që të sigurojë një lëvizje të tillë.
25 vjecari I cili ka rolin e qendërmbrojtësit shihet si një ndër figurat më të rëndësishme në Crystal Palace. Vlerësimi I tij në ekip është se ai mban shiritin e kapitenit. Njëherësh Guehi është dhe I angazhuar në ekipin kombëtar të Anglisë. Alonso I cili repartin defensive e konsideron si një pjesë të rëndësishme që do të duhet të ndryshojë e vlerëson një kalim të mundshëm të tij.

Me një kontratë e cila skadon në qershor të vitit 2026, Real Madrid e konsideron si një afrim shumë më të mundshëm lojtarin e ri. Krah Dean Huijsen, Antonio Rüdiger dhe Eder Militao prania e tij pritet të sjellë një ndikim shumë më pozitiv në ekip.
Por, për Real Madrid nuk pritet të jetë gjithcka kaq e qetë dhe e mundur duke qenë se Liverpool do të ketë mundësinë që të rikthehet me një tjetër ofertë për lojtarin anglez. Kjo duket dhe më e mundur pasi që një marveshje mes dy klubeve u arrit por ishte insistimi I drejtuesit teknik të klubit që nuk e lejoj Guehin që të shkonte drejt Liverpool.