Mbrëmja e djeshme rezervoi një ndër ndeshjet më të burkura dhe të rëndësishme në Champions League. Përballje e cila kishte munguar për një kohë të gjatë në këtë kompeticion e vendos përballë Barcelonën me Interin. Sfidë e cila dhuroi një seri golash dhe emocione deri në momentin e fundit.
Udhëtimi I zikaltërve pritej të ishte kërkues por ata e nisën këtë sfidë të parët me një gol. Goli I tyre I cili do të hyjë dhe në historinë e Champions, duke u cilësuar si më I shpejtë në një gjysmëfinale. Vetëm 33 sekonda lojë u deshëm për Thuram që të shënonte dhe të conte sfidën në avantazh.
Epërsia e tyre vazhdoi më tej duke shkuar me një gol të dytë. Avantazh I cili mund të siguronte shumë për ekipin e Inter. Por, mesa duket kjo situatë u pa shumë frymëzuese për futbollistin e rri të Barcelonës. Lamine Yamal arrin që I vetëm të kalojë të gjithë mbrojtjen duke siguruar kështu një gol për ekipin e tij.

Një gol individual I shtëtëmbëdhjetë vjecarit I cili pas një goditje të shtyllës arrin të gjejë rjetën. Adoleshenti po përpiqej që të sillte më shumë besim në ekipin e tij dhe këtë e arriti më së miri. Për këtë aksion ka reaguar dhe futbollisti I Manchester City duke e cilësuar si të jashtëzakonshëm. Haaland ka ndarë në rjetin e tij social një video të golit të shënuar prej tij. Shoqëruar me një mbishkrim, ky djalë është I jashtëzakonshëm.
Barcelona tashmë përgatitet për ndeshjen e kthimit e cila do të zhvillohet në Itali. Fituesi I saj do të ketë mundësi që të prekë finalen e Champions.