Haaland sërisht shënon një rekord më të mirë se CR7

Haaland sërisht shënon një rekord më të mirë se CR7

Erling Haaland është shndëruar me formën e tij në një potencial tepër të rrezikshëm për të gjithë. Lojtari I vetëm ka mundur të shënojë serinë e 147 golave në vetëm tre vite e gjysëm që është duke u angazhuar me Manchester City. Periudhë e cila përkthehet ndryshe dhe në 168 ndeshje të luajtura me klubin e Cityt. Norvegjezi me një formë fenomenale është gjithnjë e më tepër ndikues në ekip.

Me këtë statistikë përpara portës ai ka mundur të lërë pas dhe rekordet e ‘’kundërshtarit’’ të tij Cristiano Ronaldo. Ronaldo I cili në dy periudha të ndryshme angazhimi me Manchester United nuk ka mundur të realizojë këtë shifër. Për herë të parë Ronaldo ka luajtur në ekipin anglez gjatë periudhës 2003 deri në 2009. Por, po ashtu ndodhi dhe një tjetër rikthim gjatë 2021 deri në 2022.

Haaland sërisht shënon një rekord më të mirë se CR7
Haaland sërisht shënon një rekord më të mirë se CR7

Gjatë kësaj periudhe që ai ka luajtur për të kuqtë ka numëruar 346 ndeshje. Ndeshje në të cilat ka mundur të shënojë kështu serinë prej 145 golash për Manchester United. Edhe pse në këtë statistikë të tij të lënë në angli, nëse shikohet në makro ai vazhdon të jetë një nga më të mëdhenjtë në histori.

Totali I tij I golave prej 950 vazhdon të mbajë emrin e tij dhe të jetë një ndër futbollistët me më shumë ndikim në fushë e blertë. Por, edhe Haaland ka mundur të jetë në një formë të mirë në këtë sezon duke u shfaqur si një lojtar tepër premtues. Në këtë sezon të Premier Ligës ka mundur të shënojë 17 gola në 16 ndeshje.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.