Erling Haaland I dhuroi një fitore mjaft të rëndësishme Manchester City në sfidën e tyre të fundit. Fitore që e vendos ekipin tashmë në top pesëshen e kampionatit. Norvegjezi falë formës së tij arriti të sigurojë kështu një performancë mjaft të mirë duke dhuruar një gol që në minutat e para të lojës. Në minutën e nëntë ai mundi të shënojë duke e dëshmuar dhe një herë formën e tij më të mirë në këtë fillim sezoni.
Me golin e shënuar Haaland arrin të shënojë kështu në 22 nga 23 stadiumet ku ka luajtur, në elitën e futbollit anglez. Cka shënon ashtu dhe përqindjen më të lartë të shënimit në historinë e Premier Ligës. 96% ka mundur të vendosë rekordin e tij norvegjezi në debutimin që ka mundur të bëjë deri më tani.

“Anfield”, stadiumi I Liverpool është stadiumi I vetëm ku ai nuk ka mundur të shënojë deri më tani. Haaland ka mundur të regjistrojë 12 gola dhe një asist në nëntë ndeshje deri më tani. Kjo e vendos dhe një herë atë ne piedestalin e sulmuesve më të mirë në botë. Ende I rri në moshë ai do të ketë mundësi që të shndrojë këtë formë dhe të sjellë kështu një tjetër hap mjaft të rëndësishëm për karrierën e tij. Deri më tani ka pasur mundësi të dëshmokë një formë mjaft të mirë në sigurimin e rezultatit dhe golat e shënuar.



