Haaland, zgjedhje mes Real Madrid apo Barcelona

Haaland ende në dilemën e zgjedhjes mes Real Madrid apo Barcelona

Erling Haaland vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur në merkato, pasi së fundmi u lidh me një kalim të mundshëm te Barcelona.

Megjithatë, sulmuesi norvegjez ka bërë të qartë pozicionin e tij te Manchester City. Ai nuk ka interes për t’u bashkuar me klubin katalanas dhe një largim i mundshëm nga Anglia do të merrej në konsideratë vetëm për Real Madridin.

Ditët e fundit, emri i Haaland është përmendur edhe në kuadër të zgjedhjeve presidenciale te Barcelona. Kandidati Victor Font deklaroi se kishte një marrëveshje me lojtarin, por ky pretendim u kundërshtua shpejt dhe shkaktoi reagime në media.

Haaland ende në dilemën e zgjedhjes mes Real Madrid apo Barcelona
Haaland ende në dilemën e zgjedhjes mes Real Madrid apo Barcelona

Nga ana tjetër, rrethi i Haaland ka mohuar çdo kontakt me Barcelonën, duke e bërë të qartë se nuk ka pasur negociata apo diskutime me klubin spanjoll.

Nëse në të ardhmen sulmuesi vendos të largohet nga Manchester City, gjithçka tregon se destinacioni më i mundshëm mbetet Real Madridi. Ky skenar është përfolur prej kohësh, sidomos pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse në futbollin evropian.

Burime pranë lojtarit theksojnë se Real Madridi shihet si një hap i natyrshëm në karrierën e tij. Një rol të rëndësishëm në këtë drejtim mund të luajë edhe presidenti Florentino Perez, i njohur për afrimin e yjeve më të mëdhenj në “Santiago Bernabeu”.