Hakan Calhanoglu është vendosur në një presion nga ekipi zikaltër. Mbritja e tij në ekip erdhi si lojtar i lirë dhe tashmë ai kërkon që të largohet nga Inter. Mesfushori ka shprehur dëshirën e tij për t’u zhvendosur në Turqi atje ku nisi dhe karriera e tij. Janë mediat e ndryshme në turqi që sjellin këtë fakt sa i përket dëshirës së tij lër largim.
Ka qenë më herët një telefonatë e tij e zhvilluar me Presidentin e Galatasaray e cila ka ngjallur dyshimet te zikaltërit. Inter në krahun tjetër janë duke e cilësuar si të pamundur këtë lëvizje. Ata kërkojnë që të kenë në ekip në vazhdim 31 vjecarin. Kontrata e tij deri në fund të 2027, e bën që qëndrimi i tij të jetë i kushtëzuar në ekip. Kjo e ka vendosur lojtarin në pozita të vështira sa i përket dhe dëshirës së tij për të qenë larg Inter.

Italianët kanë bërë dhe disa ndryshime në ekip, kryesisht në mesfushë. Petar Sucic i cili është transferuar së fundmi tregon lër një ndryshim që ata janë duke parashikuar në këtë kalim. Nicolo Rovella është një tjetër emër i cili pritet të afrohet. Mesfusha mesa duket për Inter shihet si një objektiv që do të duhet të përmiresohet. Sidomos pas dëshirës së Hakan lër të qëndruar larg ekipit. Ai nuk merr pjesë në Kupën e Botës për Klube shkak një dëmtim që ka hasur. Por një postim në rrjetet sociale të berberit të tij kanë ngjallur një dyshim se largimi i tij është konfirmuar tashmë.