Situate e tij në Inter nuk është më ajo e favorshmja për të. Më herët ai ka shprehur pëlqimin për të qenë larg zikaltërve në sezonin e ardhshëm. Kjo e ka vendosur atë nën drejtimin e një seri akuzash. Kjo e ndjekur dhe nga mungesa e aktivizimit të tij në Kupën e Botës për Klube. Calhanoglu është cilësuar si tradhëtari në humbjen e ekipit të tij.
Por, dëshira e tij pas këtyre deklaratave mbetet e qëndrueshme, ai ka kërkuar nga ekipi mundësinë për të qenë larg tyre. Fillimisht, është dyshuar për një zhvendosje të tij drejt turqisë. Kampionat ku nisi gjithcka për të, Galatasaray mendohet se do të jetë streha e tij e re.
Por, së fundmi nuk mendohet se do të jetë vetëm kjo mundësi në aktivizimin e mesfushorit. Interesi I tij qëndron dhe në Premier Ligë, janë dy klube që kërkojnë të fitojnë shërbimin e tij në këtë situatë. Manchester United dhe Fulham janë dy ekipe angleze të cilat dëshirojnë të përfitojnë nga kjo situatë e mesfushorit.

Pavarësisht, se mbetet të jetë një luftë e vërtetë transferimi I tij për vetë faktin se Galatasaray kërkon shërbimin e tij. Më herët turiqt e kanë cilësuar se Inter nuk është duke vlerësur si duhet rolin e tij në mesfushë. Inter, në krahun tjetër ka vendosur një cmim prej 40 milion euro për kartonin e tij.
Ekipet angleze ende nuk e kanë bërë një ofertë publike për këtë afrim. Por, turqit duket se janë të gatshëm të ofrojnë 15 milion euro. Nuk dihet nëse mund të ketë një formë negocimi për këtë rast.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.