Kupa e Botës për Klube shënoi dhe fundin e Inter në këtë kompeticion. Zikaltërit të cilët nuk mund të ishin më tej prezent pas humbjes së tyre. Për këtë një fajtor sipas kapiteinit të ekipit Lautaro ishte pikërisht dhe Calhanoglu. Ka qenë pikërisht situate që ai ka krijuar në ekip duke ngjallur kështu mundësi të ndryshme reagimi.
Lautaro më herët e ka thumbuar duke e cilësuar si një pengesë për suksesin e munguar të Inter. Pas kësaj ka qenë dhe Calhanoglu që ka reaguar duke theksuar se nuk mund të shërbejë asnjëherë kundër ekipit. Sipas tij fanella zikaltër është tepër e rëndësishme dhe është vlerësuar përherë prej tij.

Ai është larg ekipit prej disa ditës për shkak të një dëmtimi që ka pësuar. Por, kjo është parë si një lëvizje e dyshmitë e tij për një kalim të mundshëm në Galatasaray. Në një deklaratë të tij ai ka theksuar se asnjëherë nuk ka menduar që të tradhëtojë ekipin e tij. Pikërisht ka qenë besnik dhe ka luftuar për të siguruar një formë sa më të mirë.
Drejt kapitenit ai u shpreh, se do të ishte mirë që të krijonte një ekip që ka unitet dhe jo të shfaqë përcarje në ekip. Gjatë disfatave sipas tij nuk ka përgjegjës por është një skuadër e cila do të duhet të ketë reflektim. Në lidhje me transferimin ai nuk është shprehur por, e konsideron si të drejtë qëndrimin e tij.
Ai u përfol, fill pas një telefonate me Presidentin e Galatasaray se mund të kishte një transferim të mundshëm. Kjo ka sjellë në ekip një frymë e cila mund të dyshohet si një përcarje në një fazë delikate.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.