Hakan me një shifër më të ulët nga Inter, pas konfliktit

Hakan me një shifër më të ulët nga Inter, pas konfliktit

Humbja në Kupën e Botës për Klube, për Inter nuk është se mund të cilësohet si një fazë e lëhtë. Fill pas humbjes një situatë e tensionuar u zhvillua mes Hakan Calhanoglu dhe Lautaro Martinez. Ishte kapiteni i zikaltërve që hodhi akuza fillimiaht ndaj tij. Situatë e cila vazhdoi më tej dhe mes tyre në deklarata të shumta.

Chivu i cili kërkon që të ketë një situatë të qetë në ekip dhe të kenë një klimë pozitivë ka kërkuar që të ulen tonet e tyre. Kjo e ka vendosur dhe në pozita trajnerin e sapo zgjedhur. Situata është bërë dhe më e agravuar pasi duket se Hakan e ka vendosur të ardhmen e tij larg Inter.

Hakan me një shifër më të ulët nga Inter, pas konfliktit
Hakan me një shifër më të ulët nga Inter, pas konfliktit

Klubi zikaltër i cili më herët kishte vendosur një cmim ndaj tij tashmë ka sjellë një tjeter shumë. Fillimisht ai është vleresuar me 40 milion euro. Por, tashmë është vlerësuar 30 milion, kjo tregon se ekipi është i interesuar për të sjellë një frymë sa më pozitiviste. Ndaj dhe e konsiderojnë si të mundur një zhvendosje të tij.

Ulja e cmimit është një ndikues i dëshirës së klubit tashmë për të realizuar kalimin e tij në një tjrtër klub. Hakan ka ngjallur më heret interesin e bashkimit të tij në Superligën Turke. Galatasaray ka qenë një mundësi për afrimin e tij. Por, tashmë dhe arabët mund të jenë të gatshëm për ta cilësuar si një përforcim të rëndësishëm lojtarin. Deri më tani është konsideruar si një afrim që do të ndodhë dhe inter e ka bërë më të lehtë këtë lëvizje.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.