Barcelona do të rikthehet në Ligën e Kampionëve ditën e sotme, në një sfidë e cila do e vendosë përballë PSG. Qëllimi I katalunasve është që të mund të sigurojnë fitoren e dytë në këtë fazë të Ligës, duke qenë se në përballjen e parë e morrën një tre pikësh. Sfida e cila u zhvillua ndaj Newcastel rezultoi dhe tre pikëshi I parë për spanjollët në këtë kampionat.
Në konferencën e dhënë përpara mediave, Hans Flick është shprehur se do të jenë të gatshëm për zhvillimin e kësaj sfide. Njëherësh, grupin e tij ai e konsideroi si shumë më të favorizuar për të qenë dominues në këtë sfidë. Flick ndër të tjera vlerësoi dhe mënyrën se si ekipi francez arrin të bëjë një kontroll mjaft të mirë të presionit që ushtrojnë me top.

Sipas tij është e rëndësishme që klubi të luajë në një nivel presioni që prej fillimit të lojës deri në fund. Hallkë tepër kryesore nëse do të duan që të shkojnë më tej dhe të krijojnë kështu hapësirën e duhur të zhvillimit të tyre. Edhe pse në këtë sfidë mendohet se do të ketë mungesa të rëndësishme në të dy kampet duke sjellë kështu një rritëm ndryshe loje.
Gjermani, e cilësoi si një sfidë të hershme këtë zhvillim dhe pse do të duhet të ndeshen. Vlerësim I tij ishte dhe për lojën që PSG ka zhvilluar dhe hapësirën që Enrique arrin të sjellë në ekip. Besimi I tij është se do të jetë një sfidë që do të vendoset në favorin e tyre.



