Hans Flick ka në listën e tij largimin e tre lojtarëve

Hans Flick ka në listën e tij largimin e tre lojtarëve

Hans Flick pritet që në ditët në vijim të zhvillojë bisedime me Deco sa i përket të ardhmes së tre lojtarëve. Flick i vendosur në ekipin spanjoll ka mundur të sjellë një formë mjaft të mirë, synimi i tij është të sjellë një ekip i cili është konkurues dhe njëherësh të ketë në të elementë të domosdoshëm. Pavarësisht, se një hap i tillë do të duhet të pasohet me një seri largimesh. Në lsitën e gjermanit duket se janë vendosur tre emra të cilët nuk do të duhet të jenë pjesë e skuadrës në vazhdim.

Marc Casado, Joao Cancelo dhe Roony Bardghji janë lojtarët që për arsye të ndryshmë nuk janë në planet e teknikut për të ardhmen. Flick e ka konsideruar këtë hap si të dhimshëm por të vendosur per të sjellë ndryshimet pozitive në të ardhmen e skuadrës. Trajneri duket se është mjaft i vendosur për të sjellë një largim të tillë nga ekipi.

Hans Flick ka në listën e tij largimin e tre lojtarëve
Hans Flick ka në listën e tij largimin e tre lojtarëve

Cancelos dhe Casados janë dy opsione reale të cilat po shihen si të mundshëm për të lënë ekipin. Cancelos pas përfundimit të kontratës nuk pritet të marrë një të re për vijimësinë e tij. Kontributet e tij në ekip nuk është se janë mohuar, por mangësia në mbrojtje është cilësuar si një prekje e drejtpërdrejtë nq disiplinën që Flick kërkon.

Mesa duket largimi i tre opsioneve në fushë do të hapë më tej mundësinë për teknikun që të sjellë emra të tjerë në skuadër.