Hans flick në drejtimin e klubit katalanas premtoi se do të sillte ndryshim. Kjo u vlerësua prej punës dhe lidhjes së shpejtë të tij më lojtarët e ndryshëm. Kështu që nën drejtimin e klubit ai mundi të fitojë kështu La Ligën. Duke krijuar një skuadër e cila ishte dominuese në këtë sezon. Lojtarë të rrinj, energjikë dhe skema loje të cilat rezultuan fituese në fund të këtij sezoni.
Ishin pikërisht sulmet e ndërtuara në mënyrën më të mirë, presion I lartë I ushtruar, rikuperim I menjëhershëm. Të gjitha këto bënë që të përmblidheshin në një fjalë të vetme që ishte suksesi I këtij sezoni.gjermani ja arriti të dilte me sukses në këtë rrugëtim duke krijuar kështu një ekip të së ardhmes.
I vetëdijshëm për gjendjen e klubit kur morri drejtimin, ai e dinte që nuk mund të kishte më prurje të reja në klub. Përvec se Olmos dhe Victorit ai nuk pati afrime të reja në klub. Por arriti të punojë më së miri me të gjithë lojtarët që ishin prezentë në të. Dukshëm ai e shndëroi në një ekip fitues duke punuar me elementë të rinj dhe duke besuar në një ndryshim në ekipin e tij.
Flick me këtë fitore arrin të renditet në listën e trajnervë që I kanë dhënë më herët fitoren. Gjermani arriti ta realizojë këtë triumf edhe pse janë dy ndeshje për t’u luajtur ende.

Trajnerët kampionë të La Ligës me Barcelonën
Me 4 tituj: Johan Cruyff (1990-91, 91-92, 92-93, 93-94)
Me 3 tituj: Pep Guardiola (2008-09, 09-10, 10-11)
Me 2 tituj: Enrique Fernández (1947-48, 1948-49), Ferdinand Daucik (1951-52, 1952-53), Helenio Herrera (1958-59, 1959-60), Louis van Gaal (1997-98, 1998-99), Frank Rijkaard (2004-05, 2005-06), Luis Enrique (2014-15, 2015-16), Ernesto Valverde (2017-18, 2018-19)
Me 1 titull: Romà Forns (1928-29, Josep Samitier (1944-45), Rinus Michels (1973-74), Terry Venables (1984-85), Tito Vilanova (2012-13), Xavi Hernández (2022-23), Hansi Flick (24-25).