Raportime befasuese janë duke u aluduar kohët e fundit sa I përket një prej transferimeve më të rëndësishme. Bëhët fjalë për Harry Kane I cili ka shprehur dëshirën për një largim të mundshëm nga Bayern Munich. Është një prej transferimeve më të mëdha që është duke qarkulluar në portale të ndryshme dhe forume sportive. Kane I cili më herët kishte një tjetër lidhje legjendare me ekipin kua ai angazhohej me herët.
Largimi I tij nga Tottenham e bëri që ai të zhvendosej në Bayern me një vlerë prej 86 milion euro. Bashkimi I tij me gjermanët erdhi gjatë vitit 2023. Kane ka pasur një formë mjaft të mirë ku ka dëshmuar me 65 gola të shënuar në 65 ndeshje. Vetëm gjatë këtij sezoni që sapo ka nisur ai ka mundur të shënojë gjashtë gola në katër ndeshje. Është një sezon mjaft I mirë për të dhe ka mundur të nënshkruajë një kontratë qëndrimi katër vjecare.

Edhe pse me një kontratë të sapo rinovuar një rikthim I tij në Premier Ligë është duke qëndruar në horizont. Janë pikërisht media të ndryshme që kanë hedhur më shumë dritë në lidhje me një kalim të tij në kampionatin anglez. Por, nuk ngelet rruga e vetme duke qenë se është duke u përfolur dhe një kalim I tij drejt Barcelonës. Mediat theksojnë se ai ka qenë vetë që ka informuar ekipin katalanas për dëshirën e tij që të bashkohet me ta në verën e vitit 2026.
Pikërisht është një periudhë e cila përkon dhe me largimin e Levandovsit nga ekipi I Barcelonës. Por, asgjë nuk është konfirmuar deri më tani dhe për sulmuesin I cili sapo ka nisur këtë sezon do të ketë një rrugë të gjatë përpara.