Fitorrja e djeshme ishte arritja e parë pozitive për drejtuesin teknik të sapo zyrtarizuar në komëtaren Angleze, një fitore ndaj një ekipi të vogël sic mund të konsiderohet Shqipëria e cila ju jep mundësinë e tre pikëve të para të siguruara. Rruga është ende e gjatë por në kët eleminatore ata morrën fitoren e parë me synim tashmë drejt Kupës së Botës 2026.
Kane u cilësua si një ndër lojtarët më të mirë në këtë përballje dhe gjithashtu dhe me një gol të shënuar, një gol që e favorizoi ekipin dhe që vulosi ndeshjen e tyre. Në fund të përballjes I pyetur nga mediat ai da përshtypjen e tij në lidhje me ndeshjen dhe me perceptimin e Thomas Tuchel në lidhje me këtë përballje. Ajo që cilësoi Kane ishte se Shqipëria mundi të bëjë një mbrojtje e cila shpesh herë ishte e pathyeshme dhe tejet e evështirë në depërtim, vetëm dy raste ata patën duke shfrytëzuar carjet atje për të shënuar. Përvec se një mbrjtje e mirë ata shpesh dhe e vunë në pozitë ekipin me një rast të vecantë të Brojës I cili nuk mund të shënonte I vetëm.

Ndër të tjera Kane cilësoi se dhe ekipi Shqiptar ka në tërësinë e tij disa futbollistë me vlera të mira dhe që e shndëruan shumë më të vështirë këtë sfidë. Por gjithashtu I pyetur për perceptimin e Tuchel në këtë përballje ai u shpreh se nuk është I bindur nëse vërtet trajneri e vlerësoi këtë fitore, duke qenë se kërkonte më shumë nga ekipi I tij në një ndeshje e cila cilësohej e dominuar do të duhet të ishin shmangur të gjitha gabimet.