Harry Kane, largimi I mundshëm I tij nga Bayern

Harry Kane, largimi I mundshëm I tij nga Bayern

Harry Kane ka komentuar së fundmi dhe të ardhmen e tij në Bayern Munich. Fill pas përfundimit të një sfide mjaft të rëndësishme ku bavarezët arritën të fitonin me rezultatin 4-0. Fillimisht ai ka theksuar se është pikërisht një periudhë mjaft e mirë për klubin dhe se ndihet mjaft I lumtur me kontributin që mund të japë në ekip.

Por, anglezi është lidhur shpesh këto kohë me një mundësi transferimi të tij drejt Premier Ligës. Kampionat ku për shumë vite ai mundi të shkruajë historinë si pjesë e Tottenhamit. Megjithëse, lojtari e komentoi se qëndrimi I tij në Bundesligë është mjaft I mirë duke e lënë pas mundësinë e një transferimi të tij.

Harry Kane, largimi I mundshëm I tij nga Bayern
Harry Kane, largimi I mundshëm I tij nga Bayern

Kane ka dhe një kontratë dy vjecare të vlefshme me Bayern Munich cka e ka konsideruar si një periudhë ku do të duhet të marrë më shumë kohë. Qetësia e tij vjen duke qenë se nuk është viti I fundit I qëndrimit të tij cka do të duhet ta vendosë atë në një tjetër dimension.

Sipas tij bisedimet për një largim mund të vijnë në një tjetër moment duke qenë se është ende herët për të sjellë kështu një mundësi largimi. Në krahun tjetër janë dhe drejtues të ekipit gjerman që e kanë konsideruar lojtarin si opsionin e tyre afatgjatë të investimit. Cka nënkupton se ai do të jetë në vazhdim dhe pas kontratës pjesë e skuadrës.

Kontrata aktuale e tij me Bayern Munich është deri në 2027. Kjo do të thotë se ka ende kohë në dispozicion që ai të mund të marrë një vendim për të ardhmen e tij.