Eden Hazard ka ndarë së fundmi eksperiencën e tij aspak me fat në Real Madrid. Një transferim i cili mes një buje mjaft të madhe erdhi prej Premier Ligës. Ligë ku asaj kohe ai kishte një qëndrim mjaft të mirë dhe shënoi histori me angazhimin e tij atje. Transferimi i tij erdhi nga Chelsea në vitin 2019, me një shumë e cilq shkoi në 89 milio euro. Edhe pse nuk mundi që të përmbushte qëllimet që ekipi kishte projektuar për të.
Lojtari i cili ishte vlerësuar për një aftësi të jashtëzakonshme të tij, ku shpesh kishte aftësinë drejtuese. Ishte ai i cili me reputacionin e tij në fushën e lojës arriti që të udhëheqte skuadrën drejt shumë fitoreve. Me këtë qëllim dhe Real kërkoi që ai të shërbente në ekipin e bardhë.

Por, angazhimi i tij në Real Madrid përfundoi vetëm me 76 paraqitje. Nën drejtimin e Ancelottit ai nuk pati hapësirën e duhur për të pasur mundësi në shpalosjen e aftësive të tij. Me vetëm shtatë gola dhe 12 asiste ai nuk ishte i përkryeri për të vazhduar në ekip.
Duket se fati nuk ishte tërësisht me të duke qenë se pati mjaft dëmtime fizike. Të cilat u përcollën me një kohë të gjatë në rikuperimin e tij. 34 vjecari në një intervistë ndahu të gjitha këto problematika dhe arsyen se pse nuk pati mundësi të shihte sukses.
Hazard e ka cilësuar si klubin e ëndrave po i ndjekur nga një seri faktesh që nuk kanë qenë në favorin e tij. Kalimi i tij atje u ndoq me pandeminë COVID 19 dhe ishte ndikuese dhe në daljet e tij të rezervuara.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.