Heung min Son shkëputet pas një dekade nga Premier Liga

Heung min Son shkëputet pas një dekade nga Premier Liga

Tottenham ka shënuar një largim nga skuadra e saj, Heung min Son ka mundur të shënojë një hap më tej në transferimin e tij. Shuma prej 13 milion euro duket se ka shërbyer si një shtysë në këtë transferim dhe ka bërë të njohur zhvendosjen e tij. Ka qenë një periudhë e gjatë që ai shërbeu në Tottenham por tashmë pas 10 vitesh ai vendoset jashtë klubit. Koreano Jugori e ka bërë të ditur vetë largimin me një përshëndetje që ka bërë ndaj mbështetësve të klubit. Tashmë ai do të jetë pjesë e LAFC, klubi i rri ku ai do të japë shërbimin e tij.

Janë mediat që kanë bërë të ditur fillimisht se është arritur një marveshje sa i përket këtij kalimi. Son ka shprehur pëlqimin për kalimin e tij dhe tashmë pritet dhe konfirmimet nga dy klubet përkatëse. Sulmuesi pasi është rikthyer për një seri testesh mjekësore pritet të bëjë dhe marveshjen e tij të re me klubin amerikan. 33 vjecari pritet të vendosë në arkën e Tottenham një shumë prej 13 milion euro.

Heung min Son shkëputet pas një dekade nga Premier Liga
Heung min Son shkëputet pas një dekade nga Premier Liga

Forma e tij ka qenë mjaft e mirë duke sjellë kështu një shërbim që është vleresuar. Me 454 ndeshje ku ai ka qenë pjesëmarrës ka mundur të shënojë 173 gola. Seri që e ka vendosur atë në një piedestal të ekipit të tij.

Njëherësh, Son është vendosur dhe në listën e lojtarëve që ka një mbështetje të madhe nga tifozëria e klubit. Me largimin e tij nga Tottenham dhe vendosjen e tij në një kampionat të rri është një sfidë tërësisht e re për të. Epokë që do të duhet të sherbejë më së miri për të dhe do të jetë në gjendje të ndajë të gjithë përvojën e tij.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.