Histori/ Yjet që nuk e ngritën kurrë Topin e Artë

Histori/ Yjet që nuk e ngritën kurrë Topin e Artë

Shtatori sjell dhe një ndër eventet më të rëndësishme në botën e futbollit. Topi I Artë është pikërisht evidentimi I atij lojtari që ka mundur të kontriubujë më së shumti për ekipin e tij. Është një prej eventeve I cili gjithmonë shoqërohet me polemika të ndryshme në varësi të fituesit. Gjithmonë, ka dhe do të ketë të pakënaqur sa I përket vendimit në lidhje me trofeun e fituar.

Një histori e cila është përsëritur prej vitesh dhe pritet të ndodhe dhe në këtë vjeshtë. Emra lojtarësh që sjellin ndryshime për klubin por nuk vlerësohen prej organizatorëve. Do të ngjallin dhe do të krijojnë përsëri dualitete të ndryshme mendimesh. Ajo që vjen në mendje këtë periudhë, është pikërisht seria e lojtarëve që nuk mund të ngrinin asnjëherë kupën.

Histori/ Yjet që nuk e ngritën kurrë Topin e Artë
Histori/ Yjet që nuk e ngritën kurrë Topin e Artë

Në këtë renditje është marrë parasysh niveli I lojës që ata kanë krijuar, trofetë e fituar dhe njëherësh ndikimi I tyre ne klube. Po ashtu, është përfshirë në këtë listë dhe një seri lojtarësh që ende kanë potencialin për të qenë fitues në të ardhmen. Mohamed Salah, Robert Lewandowski, Kevin De Bruyne apo Neymar edne pa një titull por në fushën e lojës për të tentuar sërish.

  1. Raul Gonzalez
  2. David Beckham
  3. Andrea Pirlo
  4. Zlatan Ibrahimovic
  5. Frank Lampard
  6. Gianluigi Buffon
  7. Steven Gerrard
  8. Xavi
  9. Andres Iniesta
  10. Thierry Henry

Në këtë dhjetëshe lojtarësh janë pikërisht emra që kanë shkruajtur histori në futboll, por nuk e fituan kurrë këtë titull. Edhe pse kontributi I tyre dhe vlerësimi në media ka qenë gjithnjë maksimal për të shërbyer në klubet përkatëse.