Historiku i fitoreve të Topit të Artë nga Francezët

Historiku i fitoreve të Topit të Artë nga Francezët

Dje në ceremoninë e ndarjes së cmimeve të Topit të Artë ishte Osumane Dembele një prej emrave i cili arriti të spikasë për lojën e këtij sezoni. Njëherësh lojtari mundi të vlerësohet dhe si më i miri i këtij edicioni. Cilësimi si më i miri në botë e vendos lojtarin të gjashtin francez që arrin këtë titull të rëndësishëm.

I pari i cili u vendos në pozitën e më të mirëve në botë ishte, Raymond Kopa. Lojtari i cili arriti të shpallej në vitin 1958 u shndërua kështu dhe pikënisja për futbollin francez. Edhe pse shpesh janë cilësuar se nuk kanë pasur një futboll të madh. Periudhë kjo e cila ka zgjatur shumë deri në vendosjen e Michel Platini në piedestalin e më të mirëve. Periudhë e cila përkon me vitet 1980 ku shihet një ndryshim i dukshëm në futbollin vendas.

Historiku i fitoreve të Topit të Artë nga Francezët
Historiku i fitoreve të Topit të Artë nga Francezët

Platini arriti të cilësoi për katër vite radhazi si më i miri në klasifikim. Me tre tituj në vitet 1983, 1984 dhe 1985 arriti të shndërohej në një busull për futbollin europian. Ndjekur më pas suksesi i francezëve nga Jean Pierre Papin i cili në vitin 1991 është vendosur në listën e më të mirëve.

Do të duheshe më pas një hendek kohor shtatë vjecar për të risjellë kështu një tjetër francez në këtë klasifikim. Zinedine Zidane mundi të fitojë këtë cmim lakmues. 2022 shënoi një tjetër rikthim me fitoren e cmimit nga Karim Benzema. Dhe ditën e djeshme që Dembele arriti të kthejë të gjithë vështrimin e botës nga Franca.