Hjulmand shumë pranë afrimit të tij në Juventus

Hjulmand shumë pranë afrimit të tij në Juventus

Morten Hjulmand mesfushori I Sporting Lisbonës duket se ka bërë zgjedhjen e tij për sezonin e ardhshëm. Lojtari është shprehur I gatshëm që kalimi I tij në këtë sezon të jetë në Juventus. Klubi I Serisë A është duke kërkuar vazhdimisht një përmirësim të vazhdueshëm të ekipit të tyre dhe ky është vlerësuar si I duhuri.

Mesfusha me një prurje të re do të marrë frymë më lirshëm duke vendosur kështu objektiva të ndryshme për të ardhmen. Aspak pengues nuk pritet të jetë një mesfushor 26 vjecar I cili sjell përvojën e tij në Serinë A. Zonja e vjetër është duke vepruar tashmë për afrimin e mesfushorit si një zgjedhje për të pasur një cmim shumë më të mirë për shërbimin e tij. Shuma që kërkohet nga Sporting Lisbonë është 80 milion euro.

Hjulmand shumë pranë afrimit të tij në Juventus
Hjulmand shumë pranë afrimit të tij në Juventus

Hjulmand ka një kontratë qëndrimi e cila është e vlefshme deri në 2028, cka e bën Juventus ende të kërkojë për afrimin e tij. Një transfertë e cila nuk mund të jetë e sigurt pasi interes për të kanë shprehur dhe një seri ekipesh të tjera europiane. Deri më tani asgjë nuk është qartësuar sa I përket kalimit të tij.

Por, një transferim I tij në Serinë A, duket se është pritur pozitivisht nga mesfushori I cili është duke kërkuar vazhdimisht një mundësi më të mirë. Një zhvillim në karrierën e tij do të jetë Juventus. Klauzola e tij e largimit tashmë mund të vlerësohet në 30 deri në 40 milion euro cka konsiderohet si një mundësi e mirë për përforcimin e mesfushës në Juventus.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.