Inter i cili është cilësuar ai ekipi pritës i një lëvizje të mundshme të Rasmus Hojlund. Sulmuesi i Manchester United është vendosur në presionin e një largimi të mundshëm është vendosur tashmë dhe në lupën e Milan. Tashmë do të jenë dy ekipet e Serisë A që do të rivalizojnë më tej për transferimin e sulmuesit.
Mediat bëjnë me dije se në 24 oret e fundit janë vendosur dhe kuqezinjtë në bisedime intensive për të bërë të mundur realizimin e një transferimi të tillë. Inter duket se është më i tërhequr për të siguruar shërbimin e tij pasi Ange Yoan Bonny që do të shërbejë si përforcim në ekipin zikaltër. Kalimi i tij nga Parma besohet se do të shërbejë lër të qenë në formën më të mirë.

Milan ka kohë që është në kërkim të një sulmuesi qëndror. Ka qenë kjo kërkesë e Allegri i cili prej kohësh do të dëshironte një përforcim të tillë. Ndaj dhe Hojlund shihet si opsioni i duhur lër të shërbyer më tej në ekip.
Vleresohet në këtë kalim të sulmuesit dhe eksperienca e mëhershme që ai ka pasur në Serinë A. Fillimisht ai ka qenë me Atalantën dhe pse ka pasur një qëndrim mjaft të shkurtër atje. United e përfitoi shërbimin e tij për 77.8 milion euro, transfertë e cila është kryer në 2023.
Gjatë lojës së tij në Premier Ligë ai ka kontribuar së tepërmj duke shënuar dhe 10 gola gjatë 52 ndeshjeve që ka qenë pjesë e lojës. Mundësia e kalimit të tij mund të bëhët në formë huazimi.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.