Arbër Hoxha në intervistën e dhënë në fund të fitores së tyre me Anodrrën ka theksuar se është një hap tepër I rëndësishëm për ta. Fitore ndaj të cilës kuqezinjtë munën të shkruajnë historinë duke pasur një tjetër mundësi në rrugëtimin e tyre drejt Botërorit. Hoxha pas ndeshjes ka folur dhe për dëshirën e tij për të pasur më shumë minuta në dispozicion ndaj anglisë.
Sipas tij dhe pse në dukje nuk paraqitej një kundërshtar I vështirë ndodhi e kundërta në fushën e lojës. Pozicionimi I mbrojtjes kundërshtare e bëri mjaft të vështirë për ta duke sjellë kështu një plan shumë më të vështirë për skuadrën. Por, pjesa e dytë solli një mundësi mjaft të mirë për ta duke shndëruar kështu një aksion në një gol.

Qëllimi I Hoxhës është që në fushë të mund të sjellë një formë sa më të mirë me të vetmin qëllim për të bërë të mundur sigurimin e sa më shumë minutave në fushën e lojës. Është trajneri sipas tij I cili do të vendosë por, objektivi I tij janë minutat në fushë. Lojtari është shprehur se e ndjen se është I gatshëm dhe pse sfida është vetëm pas dy ditësh.
Ndaj në sfidën ndaj anglisë ai do të jetë atje për të shpresuar të sigurojë të tjera minuta në fushën e lojës. Cka do të krijojë shanse për një tjetër rezultat të mirë në lojë. Hoxha këtë fitore historike cilësoi se e dedikon ndaj cdo shqiptari. Arbër Hoxha me formën e tij të mirë ka mundur të marrë një propozim dhe nga klubi Dinamo Zagreb për rinovim të qëndrimit të tij.



