Sfida me Serbinë duket se ka marrë të gjithë impenjimin e ekipit në këtë dalje. Është pikërisht e gjithë skuadra e cila në planin e saj ka triumfin e kësaj ndeshje. Jo vetëm për shkak të rëndësisë që ajo paraqet në renditjen e tyre në grup. Dihet se janë pikërisht këto ndeshje që ngjallin gjithnjë e më shumë interesimin e shumë prej lojtarëve të shkëlqejnë. Arbër Hoxha është shprehur në lidhje me këtë sfidë në deklaratën e dhënë për mediat.
Pavarësisht, vështirësisë si ndeshje dhe me kundërshtarin që janë përballë Hoxha e vlerësoi ekipin. Ai e konsideroi si një kundërshtar të vështirë por detyra e tyre është stopimi. Gjendja emocionale është ajo e cila sipas hoxhës do të duhet të jetë jashtë fushe në këtë sfidë. I gjithë fokusi do të duhet të jetë në përballjen që do të vijë.

Të qenit profesionsitë në fushën e lojës sipas Hoxhës e bën që emocionet të mos ndikojnë në këtë sfidë. Shpresa e tyre mbetet një formë e mirë në këtë sfidë për të arritur kështu një hap të rëndësishëm në kualifikimin e tyre në Botëror. Edhe pse është një grup I vështirë shpresa e tyre ekziston duke qenë se e kanë bërë të ditur më herët për atë që përfaqësojnë.
I pyetur për ndeshjen që u vendos në histori përballja e tyre e mëhershme në 2014. Hoxha e cilësoi si një ndër ndeshjet me më shumë emocion pavarësisht moshës së re që e ka ndjekur. Ndër të tjera ai e quajti mundësi reale një humbje me Letoninë nëse arrinjë triumfin këtu.