Real Madrid pësoi një humbje dramatike në përballjen e saj me PSG. Skuadra spanjolle në Botërorin e Klubeve nuk mund të siguronte një pozitë e cila ishte më e favorshme. Kjo e ka nxitur dhe Alonso që të ndërmarë kështu hapa konkretë për të përmirësuar ekipin e tij.
Spanjolli ka theksuar se është mjaft e rëndësishme dhe si një detyrë primare për ta që të nxisin përmirësimin e mesfushës. Forcim sipas Alonso i cili do të duhet të bëhet me figura të larta të futbollit. Janë pikërisht dobësitë e hasura në ekip dhe të pikasura në këtë kompeticion që e cojnë drejtuesin të mendojë një ndryshim të menjëhershëm të formës së tyre.

Ekipi i cili më herët kishte vleresuar ndjeshëm formën e Arda Guler për shkak të lojës së mirë të krijuar. Tashmë, ka vërtëtuar se ende nuk mund të jetë në formën e duhur për të përballur presionin në ndeshje të rëndësishme. Është pikërisht një mungesë përvoje e hasur prej tij që e ka vënë në pikëpyetje drejtuesin nëse do të jetë apo jo në vazhdim pjesë e ekipit.
Ka qenë pikërisht kjo që e ka cuar drejt një bindje Alonso se në pozicion do të duhet një figurë që ka përvojën dhe përkushtimin e duhur në ekip. Objektivi i tij ende nuk është bërë i njohur. Por, duket se do të jetë lëvizja e parë që do të ndërmarë drejtuesi.
Real është në një fazë tranzitore dhe një pjesë të rëndësishme do e zejë tani dhe drejtimi i skuadrës në vendimet që do të duhet të marrë për afrimet e saj.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.