Vllaznia në ndeshjen e saj për Konferencë Ligë ka pësuar një humbje e cila ishte minimale. 1-0 ndaj Daugavpils, ishte rezultati që ata morrën në shtëpi. Ndeshja e cila u zhvillua në Elbasan Arena nuk ishte tepër positive për ta por, nuk I shuan ende shpresat e shkodranëve.
Pjesa e parë arriti të mbyllej pa gola, por shkodranët patën disa raste të mira dhe pse në pamundësi për të shënuar. Tentativat ishin të shumta, fillimist Dodaj I cili tentoi dy herë. Më pas në dëshirën për të shënuar ishte dhe Kruja, por përballja me portierin Letonez nuk ishte aspak e thjeshtë. Ai arriti ta mbante portën e paprekur dhe pse kishte tentative të shumta.
Nisja e pjesës së dytë I vendosi përsëri shkodranët me detyrë. Qëllimi I tyre ishte të vendosnin jo vetëm në presion kundërshtarin por të arrinin të shënonin. Qato me dy goditje nga distance tentoi dy herë. Një rrezikim serioz ishte dhe nga Sala me një goditje me kokë por nuk mundi të realizojë. Duket se Vllaznia donte të shfrytësonte lojën e saj në shtëpi për të kërkuar shënimin.

Por, loja nuk ishte në favorin e saj në minutën e 85, Lizunovs arrin të shënojë me kokë duke thyer kështu portën e shkodrës. Ishte pikërisht një pakujdesi dhe një mbrojtje e hapur e cila e shkaktoi këtë rezultat. Vllaznia kërkoi përsëi të ndryshojë fatin e saj në këtë lojë por nuk kishte mundësi ta ndryshonte. Pavarësisht, se pati dhe shumë zvendësime nga Martini përsëri nuk mundën që të ndryshonin duke sjellë një rezultat pozitiv.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.