Hysaj ngre dyshime me angazhimin në Kombëtare

Një rikthim I mundshëm I Hysaj në ndeshjet që ka Kombëtarja këtë muaj ka ngjallur dyshime në shumë prej mediave sportive dhe forumeve të mundshme. Mbrojtësi I djathtë duket se e ka rrimarë veten pas dëmtimit që ka pësuar në filliin e shkurtit në ndeshjen e Serisë A kundër Kaljarit.

Futbollisti I Kombëtares nga ky dëmtim u dyshua se mund të ngelej jashtë loje për grumbullimet dhe sfidat që do të ketë Kombëtarja në muajin mars, ndeshje të cilat luhen për kualifikueset e Kupës së Botës. Prej dëmtimit u dyshua se ai do të ngelej jashtë fushe për pesë javë deri në rikuperimin e plotë të tij, por mesa duket gjërat kanë shkuar në favorin e Hysajt ku shihet I mundur që të marrë pjesë në grumbullime dhe stërvitjen për këto përballje. Tashmë Hysaj në ndeshjet e Euro 2024, mbajti dhe një ngarkesë tepër të madhe emocionale kjo për shkak të shumë ndjekësve dhe tifozëve të cilët e akuzonin për formën aspak dinjitoze të tij në këtë kompeticion.

Reagimi I drejtuesit ishte krejt ndryshe duke e angazhuar mbrojtësin në secilën prej ndeshjeve dhe duke I besuar atij një rol të rëndësishëm. Tashmë, Hysaj sheh një sfidë me veten dhe një detyre e cila e kapërcen fillimin e tij duke pasur kështu mundësinë që të tregojë se është hallkë kyce në ekipin kombëtar. Eksperienca e tij në Serinë A në klube të mëdha është një ndër faktorët që vlerësohet së tepërmi dhe gjithashtu përfaqësimi në dy europiane I jep besimin mbrojtësit që të shtyjë ekipin në një hap më të rëndësishëm. Forma e ekipit kombëtar ka qenë mjaftueshëm e mirë dhe kualifikimi në Europian I ka dhënë më shumë besim ekipit që të kërkojë një perfaqësim me më shumë peshë dhe një dëshirë për Botërorin 2026.