Ian Wright, Rice në tre mesfushorët më të mirë

Ian Wright, Rice në tre mesfushorët më të mirë

Ian Wright, në një intervistë të dhënë ka bërë një lartësim për mefushorin e Arsenal. Jo vetem po ai e ka vendosur atë në tre mesfushorër më të mirë në botë, pas paraqitjes që ai ka bërë në fushën e lojës. UEFA Champions League pa dyshim ka qenë eventi ku ai ka treguar se cila është forma e tij.

Përballë Real Madrid ai arriti të shënojë dy gola nga distanca të cilat bënë xhiron e rrjetit. Wright, qartësoi të gjithë ecurinë e tij duke e vënë në dukje përmirësimin e vazhdueshëm.

Rice në përformancën e tij në fushën e lojës, padyshim tregoi se cfarë është i aftë të bëjë. Vjen drejt një rritje e cila është progresive duke e vendosur në listën e më të mirëve. Padyshim, që kërkohet më shumë punë prej tij, por forma e lejon që të ketë ecurinë e mirë.

Ian Wright, Rice në tre mesfushorët më të mirë
Ian Wright, Rice në tre mesfushorët më të mirë

Deri më tani, Rice ishte ndër faktorët kreysorë të vendosjes së Real në vështirësi. Ishin pikërisht dy golat e distancës që e zunë të papërgatitur ekipin. Aftësia e tij e gjuajtjes është e tillë që e krijon këtë frikë. Angazhimi i tij i lirë në fushën e lojës. Wright, e cilësoi se ai ishte i përfshirë në të gjithë fushën e lojës. Jo vetëm në mesfushë, por i kudo gjendur.

Kjo e rrit më tej formën e tij duke e vendosur në listën e më të mirëve. Cilësimi i tij për Rice pa modesti e vendos atë në listën e më të mirëve në fushën e lojës. Arsenal tashmë në gjysmëfinale do të ndeshet me PSG. Skuadra franceze e cila arriti të eleminojë nga kompeticioni anglezët e Aston Villa.