Igli Tare hidhet në sulm për shërbimin e Zirkzee

Igli Tare hidhet në sulm për shërbimin e Zirkzee

Merkato e Janarit ende nuk ka nisur por vazhdon të mbajë interesin e skuadrave të ndryshme për të bërë përforcimet e tyre. Milan është një ndër ekipet I cili do të jetë në vazhdën e ndryshimeve duke kërkuar një tjetër përforcim të rëndësishëm për ekipin. Fillimisht ishte vera tepër e zjartë për kuqezinjtë të cilët kërkuan të sillnin ndryshime mjaft të rëndësishme. Me vendosjen e Igli Tare në krye të drejtorit sportiv, disa klaime të rëndësishme u kruen.

Mesa duket misioni për përmirësim është duke vazhduar më tej dhe tashmë synimi I tyre do të jetë Joshua Zirkzee. Talenti I rri duket se është kryesor në listën që ekipi ka përgatitur. Tare në krye të këtij misioni duket se është mjaft I bindur për praninë e tij në ekip. Periudha e erët që ai është duke kaluar në Manchester United ka nxitur më tej zërat se do të jetë larg skuadrës.

Igli Tare hidhet në sulm për shërbimin e Zirkzee
Igli Tare hidhet në sulm për shërbimin e Zirkzee

Por, kjo garë nuk pritet të jetë tepër e thjeshtë për Milan duke qenë se do të jenë përballë një tjetër opsioni. Është pikërisht një ndër ato emra që është konsideruar si opsion në disa ekipe të ndryshme. Milan I cili ka Pulisic në një pozicion si të paprekshëm duket se në krahun tjetër nuk ka mjaftueshëm siguri.

Gimenez I cili është shndëruar në një mister për ekipin dhe Nkunku që është tepër larg pritshmërive mund të konsiderohen pikërisht si zgjedhje që do të kenë të nevojshëm rishikimin. Për të qenë më të sigurt në fazën sulmuese dhe të vazhdojnë të ndjekin objektivat është tepër e rëndësishme që të sjellin përforcime.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.