Igli Tare me sytë drejt Luka Modric, mundësi bashkimi

Igli Tare me sytë drejt Luka Modric, mundësi bashkimi

Emërimi I Tares në krye të postit të drejtorit sportiv, pritej të ishte një gjetje për ekipin. Shqiptari I cili më herët është I njohur për aftësinë e tij bindëse dhe prurjet që konsiderohen të rëndësishme tashmë ka një qëllim. Në fazën që është Milan, duke kërkuar të rigjejë formën dhe të ndërtojë më tej grupin.

Me fillimin e përgatitjeve për ndërtimin e grupit gjatë kësaj faze ata janë duke synuar që të sjellin në ekip prurje të rëndësishme. Kështu, ata do të përfshijnë në këtë fazë përzgjedhje shumë emëra të rëndësishëm të futbollit.

Sipas rasportimeve që vijnë nga media e shkruar është pikërisht në diskutimet e brendshme të klubit dhe mundësia e afrimit të Luka Modric. Kroati I cili u largua nga ekipi I Los Blancos pas më shumë se 13 sezonesh pjesë e tyre. Është pikërisht dëshira dhe objektivi I Tare për të sjellë në ekip një emër të rëndësishëm si Modric.

Igli Tare me sytë drejt Luka Modric, mundësi bashkimi
Igli Tare me sytë drejt Luka Modric, mundësi bashkimi

Pas një epoke të lavdishme atje ata synojnë që të jenë triumfues në këtë kalim duke mposhtur mundësitë e një transferimi të mundshë në arabi apo SHBA. Mediat, theksojnë se nuk ka një nxitim nga ekipi për të kryer këtë afrim. Ata ende nuk kanë një ofertë në tavolinë për shërbimin e Modric.

Mesa duket ata e vlerësojnë së tepërmi eksperiencën dhe vizionin që mund të sjellë mesfushori në ekip. Por, nuk mjafton vetëm kjo duke qenë se është dhe lojtari që ende nuk ka shprehur një dëshirë për pozicionimin e tij në të ardhmen. 39 vjecari, duket se qëndrimin në një tjetër sezon e ka në shërbim të formës së tij për një përfaqësim me kombëtaren Kroate në Botërorin 2026.