Tentativa e Milan për të afruar pranë ekipit kuqezi Fabio Paratici, duket se nuk ka shkuar si duhet. Kështu që zgjedhja e tyre është duke marrë një trajektore tjetër. Giorgio Furlani, I cili është CEO I ekipit së fundmi ka zhvilluar bisedimet me ish lojtarin e kombëtares shqiptare Igli Tare. Duket se prej këtyre zhvillimeve të fundit kalimi I tij është shumë më I sigurt në krye të pozicionit të drejtorit sportiv. Ish- drejtori sportiv I Lazio ka qenë në listën e Milan për shumë gjatë duke qenë se ka spikatur më herët. Ibrahimovic ka qenë gjithashtu partizan I kësaj lëvizje duke e konsideruar si të duhurën.
Ka dhe një seri emërash të tjerë që janë në garë për këtë post si Tony D’Amico dhe Giovanni Sartori. Por, që Tare shihet si një profil me përvojën e duhur për këtë pozicion, aftësinë e duhur për të drejtuar ekipin kuqezi. Gjithashtu, kontributi I tij I dhënë në Lazio I lejon atyre të besojnë se janë në zgjedhjen e duhur. Tare mundi të zbulojë talente të ndryshëm, krijoj një skuadër të fortë dhe bëri një hap të rëndësishëm në hisorinë e klubit.

Tare nën drejtimin e Lazio do të kujtohet gjithmonë për dy lëvizje tepër të rëndësishme. Afrimi I Miroslav Klose, ish legjendës gjermane e cila u afrua në Lazio. Kontrata e tij me Bayern Munich mbaroi dhe Tare arriti që ta transferonte pa një klauzolë. Por, gjithashtu dhe golashënuesin më të mirë të Lazio deri më tani Ciro Immobile. Immobile ishte duke klauar një periudhë të vështirë në Spanjë dhe afrimi I tij u bë I mundur për 10 milion euro. Milan, kërkojë që të jetë më dominant në sezonin e ardhshëm dhe ka të nevojshëm afrime të ndryshme në ekip.