Drejtimi sportive I Igli Tares është komentuar se do të jetë I vecantë. Tare, ka marrë drejtimin e këtij posti në Milan në një sezon mjaft të rëndësishëm për të. Ekipi kërkon që të kryejë një pastrim të thellë dhe të hyjë kështu në mundësitë e ndryshimit. Objektivi I vetëm në këtë sezon pritet të jetë Seria A, pasi nuk pati mundësinë e një përfaqësimi europian.
Sulmi është vendosur që do të ketë ndryshme dhe për këtë është pikasur dhe një lojtar I Bundesligës. Serhou Guirassy, I cili luan me Borussia Dortmund është cilësuar si një afrim I rëndësishëm në klub. Gjermanët kanë vendosur një cmim prej 70 milion euro për shërbimin e tij.
Allegri ka cilësuar se është e nevojshme që në ekip të ketë prezencën e një sulmuesi të qëndrës. Përforcimi I tij do të jetë përkrah një tjetër emëri që është bashkuar gjatë janarit me ekipin. Gimenez I cili do të shërbejë gjithashtu në sulm.

Serhou Guirassy, vlerësohet si kalimi I duhur në ekip, por klauzola e tij e lirimit shihet si një problem nga kuqezinjtë. Dortmund në krahun tjetër nuk është se e vlerëson një mundësi për negocimin e shumës së tij.
Me një sezon mjaft të mirë në këtë vit, ai ka mundur të shënojë 35 gola. Është pikërisht kjo formë që ka spikatur për gjendjen e tij të jashtëzakonshme. Njëherësh vlera e tij në treg e cila është shumëfishuar në këtë vit. Kalimi I tij prej 18 milionësh tashmë ka shifrën e 70.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.