Igli Tare siguron për ekipin telentin malazez

Igli Tare siguron për ekipin telentin malazez

Milan është duke u përpjekur që të bëjë një tjetër blerje mjaft të rëndësishme në këtë sezon kalimesh. Qëllimi I tyre për afrimin e sulmuesit gjerman Niclas Fullkrug duket se u realizua. Pritja e tij në ekipin e Milan do të jetë tepër e afërt dhe ai do të ketë mundësi që të vazhdojë më tej huazimin në ekipin kuqezi.

Tashmë, është vendosur për të bërë të mundur një tjetër afrim të rëndësishëm. Në listën e Tare është vendosur Andrej Kostic, sulmuesi 18 vjecar I cili është duke u angazhuar me Partizanin e Beogradit. Marveshja për talentin e rri të lindur në 2007 pritet të kushtojë 5 milion euro dhe do të jenë kuqezinjtë që bëjnë të mundur sigurimin e shërbimit të tij.

Igli Tare siguron për ekipin telentin malazez
Igli Tare siguron për ekipin telentin malazez

Kostic ka treguar një formë mjaft të mirë në ekipin e tij. Ky është sezoni I parë për të si titullar duke bërë të mundur shënimin e tetë golave. Kalimi I tij fillimisht do të jetë me ekipin e të rrinjëve në Milan. Është një lëvizje për të dhënë më shumë kohë për lojtarin dhe të vendoset në rrugën e duhur të zhvillimit të tij.

Qershori do të jetë më pas periudha e duhur ku drejtuesit do të marrin vendimin e tyre në lidhje me të ardhmen e tij.Lojtari dukshëm ka sjellë një formë mjaft të mirë në fushën e blertë dhe me ekipin kombëtar të Malit të zi. Kuadrimi I tij nga Tare u bë I mundur pasi ai shënoi kundër Italisë U21.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.