Iniesta tregon se cili është formacioni më I mirë sipas tij

Iniesta tregon se cili është formacioni më I mirë sipas tij

Andres Iniesta, ish mesfushori legjendar ka zbuluar se cili është formacioni ideal sipas tij. Në këtë formacion ka emra të ndryshëm që e kanë ndjekur gjatë karrierës që ai ka zhvilluar. Pikërisht, në një intervistë të dhënë kohët e fundit ai e ka bërë të ditur se cili ishte ai formacion dhe madje ka përfshirë në të dhe ish shokë të skuadrës së tij katalanase.

Sulmi sipas tij I përket Pedros të cilin e vendos krah Messit dhe David Villës. Në mesfushë do të ishte një performacë e mirë nëse do të kishte një bashkim të Ivan Rakitic, Xavi dhe Sergio Busquets. Ndërsa reparti defensive në mbrojtje do të kishte përballjen e Dani Alves, Carles Puyol, Gerard Pique dhe Jordi Alba. Ndërsa në portë sipas tij do të duhej të ishte Victor Valdes.

Iniesta tregon se cili është formacioni më I mirë sipas tij
Iniesta tregon se cili është formacioni më I mirë sipas tij

Ajo që bëri më shumë përshtypje në formacionin që ai kishte zgjedhur ishte pikërisht mungesa e tij në këtë formacion. Iniesta shtoi se ai do të shërbente si një trajner nëse do të bëhej I mundur një vendosje e tillë e formacionit. Ndër të tjera ishte në këtë formacion dhe vendosja jashtë tij e emrave të rëndësishëm dhe të medhenj të cilët kanë luajtur përkrah tij në Barcelona. Ku përfshihen Ronaldinho, Samuel Eto’o, Thierry Henry, Luis Suarez dhe Neymar.

Iniesta I cili karrierën e tij e ka nisur në vitin 2002 duke luajtur në akademinë e Barcelonës ka mundur të tregojë një formë mjaft të mirë në ekip. Pikërisht me daljet e tij ai ka mundur të spikasë dhe të diktojë se ka mundur të sjellë një tjetër frymë në ekip.