Rodrigo de Paul, është shndëruar një ndër emërat më të përfolur sa I përket transferimeve të ndryshme. Është pikërisht mesfushori I Atletico Madrid I cili në këtë sezon ka mundur të spikasë për shkak të formës së tij të mirë. Ai ka tërhequr interesin e klubeve të ndryshme duke u shndëruar kështu në një ndër më të kërkuarit.
Klubi zikaltër duket se është një prej të interesuarëve në këtë kalim të mundshëm. Profili I ish lojtarit të Udinese dhe Valencia shihet se përshtatet më së miri me atë që ata janë duke kërkuar. Ekipi është duke ndërtuar një reformim të ri, ku pjesë e kësaj pritet të jenë shumë prurje të reja. Ndër to është dhe ky kalim prej Atletico Madrid.
Argjentinasi shihet si një transfertë e rëndësishme dhe një afrim I cili do të ndryshojë të gjithë vazhdën e ekipit të tyre. Kërkimi I tyre ëhtë përqëndruar kryesisht në mesfushë, ku shihet si repart që do të dojë ndryshime të nevojshme.

Është pikërisht dhe klubi spanjoll I cili e bën shumë më të thjeshtë këtë kalim. Ata nuk e mohojnë një largim nga ekipi në këtë sezon. Kjo e shtyn dhe më tej ziklatërit që ta shohin shumë më pranë këtë afrim të tyre. Objektivi I tyre pritet të kushtojë plot 25 milion euro, cka është një shifër që ata shprehen të gatshëm për të nisur një bisedim për afrimet në ekip. Inter është duke risjellë një formë më të favorshme për sezonin e tyre të ardhshëm.