Inter drejt shitjes së një prej yjeve, 40 milion

Inter drejt shitjes së një prej yjeve me një shumë prej 40 milion

Inter ka caktuar një shumë sa I përket një prej lojtarëve të saj. Kjo e bën të mundur që ai të jetë në objektivin e ekipeve që e shohin si një investim të duhur. Kartoni I Hakan Calhanoglut do të jetë I vlefshëm për 40 milion euro.

Ekipi zikaltër e sheh si një opsion të mundur largimin e turkut nga ekipi. Është pikërisht ardhja e Christian Chivu që e vendos atë në objektivin për një largim të mundshëm nga ekipi. Kjo shihet si një zgjedhje e tij që nuk e përfshin në planin e ekipit për sezonin e ardhshëm. Calhanoglu, është parë si një lojtar kyc në interi, mesfushori ka shërbyer më së miri duke sjellë një rezultat të mirë në ekip. Por, kanë qenë pikërisht shqetësimet e tij fizike që e kanë vendosur Inter në pozitën e një largimi të mundshëm të tij nga ekipi.

Inter drejt shitjes së një prej yjeve me një shumë prej 40 milion
Inter drejt shitjes së një prej yjeve me një shumë prej 40 milion

31 vjecari nuk besohet se do të jetë një shitje e vështirë duke qenë se janë shumë ekipe që e kanë vlerësuar gjendjen e tij. Ai është në listën e shumë prej klubeve për të qenë pjesë e tyre. Kjo do të sjellë një mundësi që transferimi I tij të realizohet paproblem. Bayern Munich është një prej klubeve që ka si qëllim të përfitojë prej shërbimit të lojtarit. Shuma që është në dispozicion konsiderohet si një shumë e arritshme për klubin. Mesfushori pritet të sjellë një tjetër frymë në ekipin bavarez duke e vlerësuar së tepërmi gjendjen e tij.