Inter është duke pasur një ndër format e saj më të mira sportive në këtë sezon. Deri më tani ata janë aktive në të tre kompeticionet pjesëmarrëse duke shkëlqyer dhe demostruar se jan ëtë gatshëm për një tripletë gjatë këtij sezoni. Një sezon që do të dhurojë mundësi për ta duke qenë se zikaltërit janë duke udhëhequr me formën e tyre Serinë A, tashmë të shkëputur me tre pikë prej Napolit të vendit të dytë shkojnë në pushimin ndërkombëtar me qëllim të një triplete në këtë sezon.
Një sezon tepër I ngjeur për Interin I cili mundi të kualifikohej në cerekfinale të UEFA Champions League, pas një sfide dominuese ndaj Feyenoord. Media dhe shumë forume të ndryshme sportive e cilësojnë një si favoritët në këtë kompeticon, tashmë ata do të presin në shtëpi Bayern Munich për një sfidë e cila do të diktojë gjysmëfinalsitët. Një rikthim I interit në këtë kompeticion ngjall më shumë shpresë për zikaltërit që të besojnë se do të jenë në gjendje të jenë më dominues në fushën e lojës.

Njëherësh, ata kanë mundur të jenë në fazën gjysmëfinale të Kupës së Italisë, një kompeticion I cili ka mundur të tregojë një Inter të përgatitur dhe tepër dominues në fushë, tashmë ata janë përballë Milan kundërshtarit të tyre të përjetshëm në këtë fazë ku do të luftojnë për të përcaktuar finalistët.
Inter është përballë një kalendari tepër të ngjeshur sportiv, ku rikthehet pas një pushimi ndërkombëtar I gatshëm për të dëshmuar se është pjesë e suksesit dhe dëshiron që të realozojë një tripletë në kompeticionet pjesëmarrëse duke qenë dominues në këtë sezon.