Inter ende në pritje të Fenerbhace për një ofertë

Inter ende në pritje të Fenerbhace për një ofertë

Hakan Calhanoglu është rikthyer në stërvitje me zikaltërit këtë javë, pikërisht pas një furtunë të krijuar. Por, duke qenë ende sezoni I kalimeve të verës Inter është në pritje për një ofertë që do të vijë ndaj mesfushorit. Calhanoglu është përfolur më herët se do të ketë një kalim të mundshëm në Fenerbhace dhe po ashtu I pëlqyer nga Galatasaray. Por, një ofertë zyrtare për shërbimin e tij ende nuk ka ardhur dhe kjo e ka vendosur klubin në pritje.

Janë mediat e ndryshme që gjithashtu e kanë konfirmuar mungesën e ofertave. Pavarësisht, se është konsideruar si një afrim mjaft I rëndësishëm për të dyja klubet turke. Kapiteni I kombëtares truke nuk ka marrë një ofertë prej klubeve dhe pse tashmë cmimi që ka vendosur Inter është minimal. Drejtuesit e ekipit Italian kanë përzgjedhur që të jetë vetëm 25 milion euro kartoni I tij. Shumë e cila u reduktua pikërisht pas një konflikti që u zhvillua gjatë Botërirt të Klubeve.

Inter ende në pritje të Fenerbhace për një ofertë
Inter ende në pritje të Fenerbhace për një ofertë

Me një mungesë oferte nga të dy klubet duket se Calhanoglu do të ketë rikthimin e tij në Inter. Pas përfundimit ai do të nënshtrohet në testet mjekësore për të vazhduar më tej në zhvillimin e këtij sezoni. Pavarësisht, se mesfusha me Chivu në krye kishte të nevojshme disa ndryshme. Tashmë, Asllani është duke kërkuar për një ekip të rri. Calhanoglu nëse shitet do I vendosë drejtuesit përballë faktit se do të duhet të ketë ndryshime të nevojshme në skuadër. Pikërisht, tashmë ekipi do të presë ende për një ofertë dhe të zbatojë planin për përmirësim të ekipit.