Barcelona, e sheh të rëndësishme që mund të sjellë një mbrojtës elitar në ekipin e saj. Mesa duket për katalanasit është duke u bërë më e thjeshtë duke afruar kështu Denzel Dumfries. Mbrojtësi I Inter është duke dalë në shitje me një klauzolë lirimi prej 25 milion euro. Është pikërisht kjo shumë e cila po e shtyn më tej Barcelonën të mendojë për një transferim të mundshëm.
Hans Flick I cili është duke projketuar ekipin e ardhshëm është duke sjellë emëra të rëndësishëm në këtë projket. Pavarësisht emërave të rëndësishëm që ka në këtë repart, Flick e sheh të arsyeshme që të marrë një tjetër mbrojtës. Mbrojtës që ka një qasje ndryshe dhe I përshtatet formatit që ai është duke kërkuar.

Dumfries I cili luan për Kombëtaren e Holandës është cilësuar si një afrim mjaft I rëndësishëm për skuadrën. Është fuqia e tij fizike dhe aftësia sulmuese që e vendosin në pozitën e qendër mbrojtjes. Flick kështu me një prurje të tillë pritet të sjellë krhaë më të fortë që do të jenë të gatshëm të shtyjnë lojën më tej.
Mediat e ndryshme e kanë theksuar se është pikërisht një ndër transferimet që po mendohet seriozisht. Kjo për shkak të vetive që prezanton lojtari. Por, njëherësh dhe për shkak të kostos së tij të afrimit. Cmimi I vendosur për këtë kalim është I mundur vetëm ditët e para të Korrikut. Kjo e bën që Barcelona të jetë tepër e qartë në atë që është duke kërkuar. Synimi për një mbrojtje me të qëndrueshme mund të bëhët realitet.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.