Interi në sfidën e djeshme në Serinë A ka mundur që të triumfojë përballë Atalantës, një fitore e cila i jep kryesinë e kampionatit duke fituar një diferëncë me tre pikë prej vendit të dytë Napolit. Një sfidë përpara pushimit ndërkombëtar sjell një formë të mirë të zikaltërve të cilët janë duke pasur një sezon tepër të mirë jo vetëm në Serinë A por dhe në përfaqesimin e tyre në UEFA Champions League.
Atalanta e ndodhur pas humbjes në vendin e tretë nuk mundi që të ruante veten në shtëpi duke pësuar një humbje pas një serie prej tre barazimesh në shtëpi në këtë kampionat. Ngecja e Atalantës në këtë sezon vjen prej një serie suksesesh që ka mundur të arrijë duke mbajtur kryesinë për javë me radhë.
Pjesa e parë e takimit nuk solli një ngjarje interesante, në dukje pritej një barazim pa gola në këtë ndeshje ashtu sic u mbyll pjesa e parë. Por, pushimi shërbeu për zi kaltërit të cilët që në nisjen e ndeshjes ishin tepër kërkues dhe vazhdimisht prej nisjes së lojës patën një intensitet drejt portës. Calhanoglu, bëri të mundur një asis në minutën e 54 drejt Augusto i cili me një gjuajtje drejt portës bëri të mundir zhbllokimin e shifrave. Një gol i cili nxiti më shumë të dyja kampet për një luftim në këtë sfidë ku ishin kërkues në vazhdim.
Deri në përfundim të sfidës Inter kërkoi përsëri duke shfrytëzuar dhe epërsinë në numër për shkak të kartonit të kuq që ndëshkoi vendasit. Martinez në minutën e 87 bën të mundur të rigjejë portën për të realizuar golin e avantazhit i cili rezultoi dhe i fundit në këtë sfidë. Fitorja Inter është në serinë e pesë sfidave si e pathyer në Serinë A, ku dokumenton gjithashtu fitoren e katërt radhazi për të pasur një formë të shkëlqyer të zikaltërve në këtë sezon. Në këto rritme ata risin shanset për të pasur në dorë titullin e kampionatit.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.