Inter, i gatshëm për të dhënë lamtumirën me disa lojtarë

Inter, i gatshëm për të dhënë lamtumirën me disa prej lojtarëve

Inter mund t’i japë lamtumirën disa prej lojtarëve të skuadrës së saj. Afati i kalimeve është shumë afër dhe një lëvizje e rëndësishme mund të regjistrohet gjatë kësaj periudhe. Por, drejtuesit kanë theksuar se nuk kanë asnjë interes që të heqin dorë prej shërbimit të Alessandro Bastoni apo Davide Frattesi. Edhe pse ndaj dy yjeve të tyre ka pasur një kërkesë të vazhdueshme prej Chelsea dhe Newcastle. Edne nuk është bërë e ditur nëse do të ketë një lëvizje të tyre nga ky ekip.

Ekipi zikaltër italian kërkon që prej yjeve të saj të jetë në gjendje që të sigurojë një shumë të mirë për arkën e saj. Dhe në këtë sigurim ata nuk e përfshijnë aspak shitjen e dy lojtarëve. Qëllimi i tyre është që në ekip të shesin Kristjan Asllanin dhe Nicola Zalewski. Lojtarët që do të bëhën pjesë e Bolonjës dhe Atalantës respektivisht. Nga shitja e tyre ata synojnë që në arkën e tyre të shtojnë një shumë prej 30 deri në 35 milion euro. E cila do të jetë e nevojshme për të bërë një përforcim në vazhdim të ekipit të tyre.

Inter, i gatshëm për të dhënë lamtumirën me disa prej lojtarëve
Inter, i gatshëm për të dhënë lamtumirën me disa prej lojtarëve

Mediat bëjnë me dije se reparti ofensiv është ai që është synuar në këtë ndryshim. Me një prurje të re e cila do të jetë e nevojshme për një tjetër frymë të rëndësishme në ekipin italian.

Në listën e sakrifikimeve bëhët e ditur se dhe Benjamin Pavard mund të jetë një prej figurave që mund të sakrifikohet në këtë verë. Lojtari duket se do të shërbejë për të sjellë një përforcim më të mirë të skuadrës. Duke qenë se dhe qëllimet e tyre në këtë sezon janë më të qarta.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.