Afera e vitit 2006 Caliopoli duket se do të jetë e sfumuar pas skandalit që dyshohet Inter. Ekipi italian ka ngrityr një seri dyshimesh nga organet e ndryshme ligjzbatuese të cilat e përfshijnë atë në një mega skandal. Është pikërisht një raport I cili ka shërbyer si një pikënisje e së gjithës ku vihet në djeni një raport fiktiv.
Ekipi dyshohet se ka krijuar rreth 300 milion euro të ardhura fiktive nga sponsor aziatikë gjatë periudhës 2016/2019. Është një aksion I cili është ndjekur prej tyre për të shmangur kështu rregullat e Financial Fair Play. Kujtojmë, se në rast se një biznes zgjedh të jetë sponsorizues në ekipin e futbollit atëherë ata përjashtohen nga një seri detyrimesh.

Është pikërisht ky raport I cili zbulon se këto kanë qenë fonde të rreme që janë përdorur për të manipuluar bilancet financiare. Është pikërisht një lëvizje që e ka ndihmuar Interin që të shmangë sanskionet e rrepta financiare. Ajo që e bën këtë skandal dhe më të rëndë është ndërhyrja e Federatës Italiane të futbollit.
Kjo shihet si një lëvizje e cila e bën këtë manipulim shumë më të rëndë duke krijuar kështu akuza për korupsion të thellë. Në këtë raport përvec se ka një shkelje të rëndë vihet në pah se mund të ketë një lidhje mes ekipit dhe grupeve ultras të lidhura me mafian. Është një raport I cili vjen I lidhur me një tjetër investigim I cili është bërë shumë më herët për këtë lidhje të dyshimtë mes tyre.