Inter duket se ka një qëllim për afrimin e përhershëm të mbrojtësit të saj. Manuel Akanjit është bashkuar me ekipin në formë huazimi nga Manchester City. Tashmë, klubi zikaltër është treguar mjaft I vendosur për të bërë një ofertë 15 milion euro për afrimin e tij të përhershëm në klub.
Zviceriani I cili është bashkuar me zikaltërit në ditët e fundit të kalimit të verës. Ka mundur të sigurojë një pozitë në skuadër dhe të shërbejë më tej në ta. Me një paraqitje të mirë dhe qëndrueshmëri në fushë është konsideruar si një lojtar I cili do të mund më tej të shërbejë për Interin.

Chivu e ka vendosur atë në një pjesë mjaft të rëndësishme të listës së tij. Lojtari ka qenë aktiv në katër ndeshje të Serisë A duke shërbyer kështu për ekipin. Ndaj dhe drejtuesit e kanë konsideruar si të mundur një ofertë për të qenë përherë pjesë e skuadrës.
30 vjecari duket se ka dakortësuar për vendosjen e tij në mënyrë të përhershme. Cka e bën atë të interesuar për zhvillimin e një projekti shumë më afatgjatë me Interin. Kontrata mes palëve pritet të nënshkruhet deri në 2029 dhe do të jetë e vlefshme me një vlerë prej 4.5 milion në vit.
Në këtë transferim Inter do të ketë më shumë garanci sa I përket sigurimit të mëtejshëm të ekipit të tyre. Skuadra do të ketë mundësi të sigurojë hapësirën e duhur për një shtysë të mëtejshme. Akanjit ka dëshmuar një formë që mund të vijë kështu në ndihmë të ekipit.



