Inter, së fundmi ka bërë të qartë se në ekipin e saj do të ketë një transferim të rëndësishë. E gjitha është harruar në kampin zikaltër, pas zhgënjimeve në këtë sezon. Skuadra është në rrugën e saj drejt përmirësimit. Pavarësisht, se në ekip për momentin nuk ka një drejtues teknik prurjet e reja janë duke vazhduar sipas planit. Ata së fundmi kanë bërë nënshrkimin me sportistin kroat.
Petar Sucic, I Dinamo Zagreb ka nënshkruar së fundmi me zikaltërit. 21 vjecari I cili mban rolin e mesfushorit në ekip shihet si opsioni I duhur në këtë lëvizje. Transferim I cili kushtoi plot 14 milion euro për ekipin. Ndiqet po ashtu me një shumë prej 2.5 milion euro e cila do të jetë në formën e bonuseve. Po, ashtu në kontratën mes tyre është përfshirë dhe një përqindje në rast se shitet.

Kontrata e tij filloi më 1 qershor 2025, duke pasur kështu një qëndrim prej pesë vitesh në ekip. Ardhja e tij në klub shihet si një prurje tepër e rëndësishme për të forcuar më tej pozitën e mesfushës. Më herët ai ka treguar në ekipin e tij se ka një seri vecorish që e vendsoin të sigurt në skuadrën zikaltër.
Kontrolli I mesfushës do të jetë I tij, ndër të tjera Inter është duke punuar në mënyrë intensive për të kryer një tjetër transferim. Ata kërkojnë që pjesë të ekipit të tyre të bëjnë dhe Luis Henrique, lojtarin e Marseillës. Marveshje e cila mendohet se është në fazën përfundimtare por e pazyrtarizuar.