Inter me kërkesë për një blerje jashtë mundësive

Inter me kërkesë për një blerje jashtë mundësive

Inter, në një super sezon duke qenë në krye të Serisë A dhe tashmë në gjysmëfinale të UEFA Champions Ligë, janë në kërkim të një mesfushori. Përgatitja për sezonin e ardhsëm është shumë më e rëndësishme në këtë ekip I cili synon një sukses të pashtershëm në sezonin e ardhshëm. Mesfushori në radarin e zikaltërve është Kobbie Mainoo, një ndër emërat më të përfolur dikur për suksesin që ai ka pasur në Manchester United.

Një sezon jo aq I mirë për mesfushorin, sa dhe Amorim e konsideron si një mundësi për ta shitur duke mos e parë më si një hallkë të rëndësishme të ekipit. Inter ka shprehur interesin për mesfushorin e rri I cili është pjesë dhe e kombëtares Angleze. Ai ka qenë pjesë e ekipit në dhjetë ndeshjet e fundit, por forma e tij në klub nuk ka qenë ajo e kërkuara prej drejtuesit ndaj mund të jetë në plan dhe një largim I tij.

Inter me kërkesë për një blerje jashtë mundësive
Inter me kërkesë për një blerje jashtë mundësive

Kontrata e tij me Demat e Kuq përfundon në 2027, një kontratë e cila e mban të lidhur me ekipin për dy sezone të ardhshme por dhe një Inter që është I interesuar. Interesi I Interit është që në ekipin e tij të jetë ky karakter futbollisti duke e vlerësuar rolin e tij në mesfushë, por një shumë prej 70 milion euro. Shume qe e bën shumë më të vështirë për ekipin që të realizojë këtë transferim.

Transferta pritet të jetë e mundur, por Inter ka zgjedhur një mënyrë ndryshe, ata mund të huazojnë mesfushorin me të drejtën e blerjes në fund të sezonit. Një mënyrë e cila nuk godet financat e klubit dhe mund të realizojë këtë transfertë.