Inter është duke zhvilluar një seri bisedimesh me ekipin gjerman të RB Leipzig. Klubi Italian në një periudhë kohe është duke zhvilluar një seri bisedimesh intensive për të pasur mundësi që të përfitojë shërbimin e Xavi Simons. Simons nga zikaltërit është konsideruar një përforcim mjaft I mirë në klub. Ata do të jenë të gatshëm të nënshkruajnë në qoftë se marveshja me Lookman e Atalantës nuk realziohet.
Inter I cili për sezonin e ardhshëm dëshiron të sjellë një repart ofensiv I cili do të jetë më I plotë është duke e konsideruar këtë lëvizje. Ata e kanë konsideruar yllin e Leipzig si një mundësi të mirë. Por, më herët Ademola Lookman është cilësuar si prurje e duhur. Lojtari I atalantës I cili në këtë sezon ka treguar një formë mjaft të mirë ka qenë I pëlqyër nga drejtuesit zikaltër. Megjithatë, për ta është gjithmonë një Plan B dhe emëri I Simons konsiderohet si I duhuri.

Sulmuesi gjithashtu nuk pritet të jetë një objektiv kaq I thjeshtë për zikaltërit. Ata do të jenë në këtë garë përballë shumë ekipeve të tjera të mëdha europiane dhe jo vetëm. Simons I cili në Leipzig ka treguar të gjithë potencialin e tij është vendosur në plan të parë për shumë ekipe. Klubi gjerman nga ana tjetër është duke e konisderuar shitjen e tij. Pasi synimi I tyre do të jetë që të fitojnë më shumë prej këtij kalimi. Shkak është bërë dhe kontrata e tij e cila në vitin e ardhshëm do të ketë vetëm një vit qëndrim. Ndaj dhe shitja e tij do të ndodhë në këtë verë.