Suksesi i Inter në këtë sezon nuk u arrit të finalizohej me një trofe. Ekipi zikaltër arriti në finalen e Champions League, gjithashtu dhe me një pikë diferencë në Serinë A. Padyshim që suksesi i këtij sezoni pati ndikimin e Simone Inzaghi. Inzaghi punoi më së miri me të gjithë elementët e ekipit duke sjellë një përgatitje.
Forma që ai solli ra në sy të arabëve duke u bërë kështu një ndër objektivat që ata do të donin ta realizonin. Afrimi i tij në lindjen e mesme është i paqartë por oferta që ka ardhur për atë e bën Inter të jetë në lëvizje. Cesc Fabregas është një prej emërave që po sillet si një opsion i mundur në këtë transferim.

Trajneri spanjoll është shfaqur si opsioni më i mirë i një zvendësimi të mundshëm nëse do të arrijë të ndodhë. Zikaltërit janë duke u përgatitur për të gjitha opsionet e një lëvizje të mundshme në ekip. Ajo që qarkullon në media nuk është vetëm largimi i tij në arabi. Por Inzaghi ka shprehur dëshirën dhe për një pushim në një sezon të gjatë të këtij viti.
Fabregas i cili është fuke udhëhequr projektin e tij drejt Como, mendohet si zgjedhje. Një zgjedhje e cila nuk e bën aspak të thjeshtë qëndrimin e tij në këtë oferte. Ai ka një projekt serioz në Como dhe lidhja me drejtuesit atje pritet të jetë shumë më e vështirë. Megjithëse, është Inter i cili kërkon një qartësim përpara rrugëtimit në Kupë e Botës për Klube.